Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, komentoi zgjedhjet për kryetar në Partisë Demokratike.

Shqetësuese për analistin është fakti që në këto 30 vite të historisë së demokracisë shqiptare, asnjë sfidues nuk arrin të mundë kryetarin e partisë.

Nazarko tha se duhet të përcaktohet në statut, që nëse një kryetar nuk i fiton zgjedhjet, ai nuk duhet të qëndrojë sërish në krye.
“Këto zgjedhje unë i shpjegoj me një fjali: Në momentin që humb ikën në shtëpi. Këta (PD-ja) e kanë pasur në statut dhe e kanë hequr, ne jemi një shoqëri gjysmë-feudale. Kjo është e para, në momentin që ti nuk ke më këtë fjali themelore. Nga një pikëpamje tjetër, po t’i afrohemi problemit mendoj që tre kandidatët e tjerë kanë bërë gabim taktik.

Nga eksperienca jonë ne e dimë që për 30 vite rresht, nuk ka fituar asnjëherë kandidatët e tjerë. E vetmja është fitorja e Nanos ndaj Majkos. Pra, nuk ka në historinë tonë 30-vjeçare që një sfidues të mundë kryetarin. Palët duhet të shkruajnë në statut, nëse humb duhet të ikësh. Kjo tregon që jemi shoqëri gjysmë feudale dhe i pari i fisit bën ç’të dojë. Është paradoksale, që humbe në 2013-ën, 15-ën, 17-ën, 21-in, kjo nuk shkon.

Duhet shkuar në statut, ai që humbet duhet të iki në shtëpi. Fitorja e Bashës në parti është normalitet. Një pjesë e madhe të elektoratit të PD e dinin që Rama nuk ua ka vjedhur zgjedhjet, mirëpo të kujtosh litarin në shtëpinë e të varfrit s’është mendim i mirë.

Kundërshtarët duhet të thoshin që ne duhet të mundim Ramën. Basha tha që ti beson që na i kanë vjedhur apo që humba unë? Me i thënë elektoratit, normal që ato do të thonë na i vodhën. Kur tha Saliu kurrë jo kurrë, mos futet prapë dhe ai”, u shpreh Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb