Sot në mesditë përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për personat që synojnë të garojnë për postin e kreut të ri të Partisë Demokatike.

Kandidatura nga Evi Kokalarit është tentuar të dorëzohet nga avokati i saj, i cili është paraqitur në seli, por dokumentet e dorëzuara prej tij nuk janë pranuar.

Ndërkohë Alesia Balliu ka dorëzuar ditën e sotme në selinë blu kërkesën për kandidim në garën për kreun e Partisë Demokratike, nëpërmjet një përfaqësuesi të saj. Sakaq, edhe Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: