Ka nisur seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Sakaq, që në nisje të seancës trupa gjykuese nisi me procedurat, ndërsa News24 transmetoi live pamjet nga salla. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Taulant Balla nisi dëshminë e tij para togave te zeza, ndërkohë që është kallëzues në këtë çështje. Balla sqaroi se që prej vitit 2012 e në vijim kishte paraqitur dyshimet e tij në lidhje me procedurat e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani.
Pyetje: A mund te na sqaroni pretendimet ne lidhje me kallëzimin tuaj dhe ky i keni mbështetur?
Balla: Prej vitit 2012 dhe në vazhdim ka paraqitur dyshimet e mia ne lidhje me mënyrën si është procedura për privatizimin e kompleksit sportiv partizani. Sipas dyshime ky proces privatizimi nuk ishte bere sipas procedurave ligjore, pasi dyshoje se janë shfrytëzuar lidhjet familjare, e shtetërore
Brenda një kohë të shkurtër ishte bërë njohja dhe privatizimi i godinës. Një kompleks sportiv ishte hequr nga plani i përhapjes dhe në kallëzim është shoqëruar dhe me prova.
Balla: Si dashamirës i sportit unë në kallëzim i kam shoqëruar me dokumente me data, pasi në një dokument ishte ne planin e përhapjes dhe në dokumentin tjetër nuk ishte në planin e përhapjes. Ka një moment tjetër që lidhjen me vlerësimin e ndërtesave, si ka mundësi që dy ndërtesa aq të mëdha të vlerësoheshin me një vlerë parash aq qesharake. Faza e pare e procedurës, ishte e dyshimtë pasi u bë në një periudhë prej 6 muajsh, në atë kohë ishte rasti i parë. Elementi tjetër ka të bëj me dyshimet për pastrim parash dhe fshehje pasurie, që unë i kam bërë në kallëzimin tim. Në atë kohe ne kemi theksuar se personi që kishte 1/64 e pronës kishte bërë marrëveshje që përpara se të bëhej privatizimi i pronës. Më pas ai që kishte 100% të aksioneve të Home Plan ja shet aksionet në një vlerë shume qesharake por unë si mbaj mend sepse ka kaluar shumë kohë.
SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretendoi se janë dëmshpërblyer?
Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italian nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.
SPAK: A ju kujton gjë shoqëria G Kamp
Balla: Jo nuk me kujtohet.

Malltezi: A ju kujton gjë shoqëria G Kamp
Balla: Jo nuk me kujtohet.
Malltezi: Çfarë pozicioni ishit kur bëtë kallëzimin?
Balla: Kam qene sekretar i përgjithshëm i PS. Kam qene kryetar i grupit te PS. Unë kam kryer detyrën si çdo qytetar. Kam kryer detyrën në dobi të interesit publik.
Ai në hyrje të GJKKO deklaroi se nuk tërhiqej në asnjë moment nga kallëzimi i tij. Të tjerë persona që pritet të dëshmojnë janë, Paro Laçi, Albert Xhani dhe Isa Tare. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve.