Analisti Fatos Lubonja gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e kreut të SPAK dhe marrëdhënien mes Ramës dhe ambasadores Kim në kuadër të kësaj çështjeje.

Lubonja deklaroi se konflikti mes Ramës dhe Kim është një betejë që ambasadorja nuk do ta fitojë për shkak se sipas tij Rama do bëjë çmos që të heqë kërcënimin që i vjen nëse vendoset në vështirësi nga kreu i SPAK i vendosur potencialisht nga amerikanët.

Ai ka krahasuar rastin e Ramës me atë të diktatorit Enver Hoxha pasi sipas tij historia përsëritet duke përmendur rastin e prishjes së marrëdhënieve të diktatorit me Bashkimin Sovjetik kur iu kërcënua pushteti dhe duke e paralelizuar atë me rastin e Ramës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Në thelbin e vetë pyetja kush fiton të çon te pyetja e kanë marrë vesh këta amerikanët që Rama ua ka hedhur me drejtësinë dhe tani po bëjnë një veprim të tillë që mos t’ia lënë në dorë më shumë apo jo? Ka një pjesë që thonë që amerikanët e morën vesh dhe po veprojnë por unë nuk e besoj këtë pasi kanë pasur shumë rastë për ta bërë. Unë dyshoj që kjo çështje nuk është aq e thellë dhe mund të reduktohet në një konflikt mes Ramë dhe Yuri Kim dhe është një konflikt që do e fitojë Rama. Me intuitën time edhe sikur Rama do ndjehet i kërcënuar me një prokuror të amerikanëve ai do bëjë çmos që ta heqë këtë kërcënim dhe besoj se nuk ka ndonjë rrezik për të. Logjika më çon që kandidati i Ramës do fitojë pasi ai nuk ndjen ndonjë frikë nga Kim por ndoshta edhe nga Amerika, historia na ka treguar që Enver Hoxha u prish me ish Bashkimin Sovjetik kur iu kërcënua pushteti”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: