Kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi në një konferencë për mediat deklaroi se ka vënë re një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore në procesin për zgjedhjen e kryetarit.

Ai ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve të cilët pritet të mbahen në datën 22 maj për të zgjedhur kryedemokratin e ri.

Elezi theksoi se në PD nuk po zbatohen elementët e primares dhe elementët e debatit.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statutore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mos organizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”, tha Elezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: