Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi sot në Parlament listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e cila ka përshëndetur këtë proces.

Përmes një mesazhi në “Twitter” Kim theksoi se Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale.

REAGIMI I AMBASADORES
Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb