TIRANË- Dhimitër Musliu do të jetë një tjetër kandidat i futur në garë për të marrë kreun e Bashkisë së Tiranës ne zgjedhjet e 21 qershorit.

Musliu është përzgjedhur nga Kreu i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku . Kandidati i PKD-së është aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Deputeti Frroku ndodhet në “arrest me burg”, pas kërkesës së drejtësisë belge që e akuzon atë për një vrasje të kryer vite më parë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: