TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka vlerësoi deputetin Pandeli Majko si një kandidat të mundshëm të fortë për Bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit Paloka u shpreh se kryeministri Rama zgjodhi ministrin Erion Veliaj si kandidat sepse nëse do fitonte do e kishte të tijin ndërsa nuk mund të zgjidhte një kandidat si deputeti Majko që nëse fitonte nuk do i bindej.

“Absolutisht s’përmenda arsyet pse Majko është deklaruar dje, por për një gjë jam i bindur dhe s’ka lidhje me temën: Nëse do kishte dalë kandidat në Tiranë, do kishte vështirësi për ne, por Majko s’mundet të kandidojë për Ramën se ai është i interesuar për fitoren e xhepit të tij, është gati ta kandidojë Velinë edhe pse rrezikon të humabasë, por të paktën nesër edhe nëse fiton, do ta ketë për xhepin e tij. S’do rrezikonte të kandidojnte një si Majko se është i bindur se s’do ta kishte në xhep siç e donte ai. Vetëm respekt për ju zoti Majko!”- u shpreh Paloka.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: