Ish-deputetja e PD, Grida Duma në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 është shprehur se garancia sovrane nuk e ka ndihmuar biznesin e madh.

Sipas saj garancia sovrane për kredi është një ‘Fake Help’ nga qeveria për biznesin e madh.

Duma propozon që shteti duhet t’i heqë tatimet biznesit të madh që ai të mundet të mbajë në punë punonjësit dhe mos i shkarkojë.

”Nuk do t’ja dijë tani njeri është rruga e asfaltuar apo jo. Në këtë sens diferenca mes nesh është qeveirsë është në kohë, pagesë, mbrojtje të biznesit pa dallim. Biznesi më i madh nuk ka përfituar asgjë nga garancia sovrane, është Fake Help. Ka nevojë t’i hiqen tatimet dhe kjo i bën të mbajnë punonjësit. ”- tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb