Atleti shqiptar Izmir Smajlaj më në fund ka fituar pafajësinë. Burime të “Panorama Sport” tregojnë se akuzat e ngritura kohë më parë ndaj tij, janë hedhur poshtë dhe për akuzat për mashtrim, tashmë ka edhe 2 persona përgjegjës.

Për situatën e krijuar, përgjegjësia ka mbetur mbi sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisin dhe presidentin e FSHA-së dhe njëkohësisht trajnerin e tij Gjergj Ruli. Dy zyrtarët e Federatës, janë pezulluar nga detyra. Presidenti Ruli është pezulluar për 5 vite ndërkohë që Nikolin Dionisi është dënuar me 4 vite pezullim.

Në këtë mënyrë, Smajlaj do të ketë të drejtë që të konkurrojë sërish ndërkohë që Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë edhe asamblenë e jashtëzakonshme, për të zgjedhur drejtuesit e rinj. PanoramaSport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: