Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës midis lëvizjes militante Hamas dhe Izraelit është rritur në 10 022.

”Më shumë se 25,000 njerëz u plagosën”, tha ministria.

Mijëra gra, fëmijë dhe të rinj ishin në mesin e të vdekurve. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ky është deri tani numri më i madh i vdekjeve palestineze gjatë një lufte në historinë e konfliktit izraelito-palestinez.

Lufta u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga terroristët në emër të Hamasit, të cilët depërtuan kufirin e Gazës dhe hynë në Izrael më 7 tetor.

Nga ana izraelite, më shumë se 1 400 njerëz u vranë, duke përfshirë shumë gra, fëmijë dhe të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb