TIRANE– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm i policisë në kuadër të operacioneve antidrogë në Vlorë, ku u arrestua një person.

I ftuar në emisionin ‘Të Pa Eksopozuarit’ në ‘News24’ Hoxha tha se personi i arrestuar është Nazer Sehiti, i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane. Operacioni antidrogë është shtrirë në fshatrat në Velçë dhe Drashovicë, pasi mendohet se janë bazat e Habilajve, të arrestuar pak ditë më parë në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Kemi bërë bashkimin e dosjes 2016 dhe bashkim i dosjes tjetër. Qëllimi i policisë ishte të arrestoheshin 4 persona. U arrestua Nazer Sehiti, i shpallur në kërkim nga policia italiane. Unë thash se kemi të bëjmë me 5 grupe, janë kultivuesit e kanabisit në jug.”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha praktikisht ish-ministri Tahiri është i arrestuar. “Praktikisht Tahiri është i arrestuar. Ishte më jetëgjati që nga koha e Hekuran Musai. Ka një kërkesë nga prokuroria që nisi pas materialeve të sjella nga Italia. Prokuroria ka mbledhur materialet që kanë ardhur nga Italia. Në bazë të këtyre dokumenteve ka çuar kërkesën për heqjen e imunitetin e deputetit Tahiri. Në këto kushte prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij. Prokuroria e kërkon arrestimin pasi ai rezulton personi që ka njohje me pjesëtarët e grupit që janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar në Itali. U ka ofruar atyre garanci dhe mund të prishte prova materiale”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: