Gazetari Flavio Qarri, gjatë një interviste të tij, deklaroi se agresioni ndaj News24 është ngjarje e rëndë për demokracinë.

Qarri theksoi se kryeministri do që të shuajë një media të pavarur. ‘Ajo që ka ndodhur me News 24 nuk është as e para dhe as e fundit gjë që ka ndodhur, se dhe media të tjera janë mbyllur. Rama nuk i ka dashur asnjëherë gazetarët dhe nisi epokën e kasetave, duke fituar monopolin e së vërtetës, sipas tij’, u shpreh Qarri.

Flavio Qarri: Ajo që ka ndodhur me News 24 nuk është as e para dhe as e fundit gjë që ka ndodhur, se dhe media të tjera janë mbyllur. Rama nuk i ka dashur asnjëherë gazetarët dhe nisi epokën e kasetave, duke fituar monopolin e së vërtetës, sipas tij.

Shqipëria sot është një vend që nuk ka më media të pavarura. Kryeministri e do vendin pa media, që ta qeverisë më kollaj. Sot vendi qeveriset nga një njeri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: