I ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa, gazetari Flavio Qarri erdhi në një rrëfim për profesionin dhe jetën përtej ekranit. Gjatë bisedës gazetari komentoi angazhimin e figurave publike krah politikës.

“Figura publike që bëhen me pushtetin e radhës është e trishtë, më vjen keq për ata që janë shitur për të mbijetuar. Nuk kanë një zë publik kundër fenomeneve si ndodh në çdo vend të botës që personazhet me ndikim kanë një zë kundër. Në momentin që shiten nuk janë as qenie njerëzore as personazhe publike për mua. E respektoj shumë Elsa Lilën që futet në grevë urie për bindjet e saj dhe nuk kam të njëjtën konsideratë për Elsa Lilën dhe Ismail Kadaren që thotë “sa mirë jetohet këtu sot”.

Nuk kam asnjë shok fëmijërie në Shqipëri, nuk kam asnjë kushëri këtu dhe nuk kam pasur mundësi t’u them që këtu jetohet mirë. E kam menduar largimin, por ndoshta një lloji egoje ose krenarie e tepruar s’më ka lejuar të iki”- tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: