Gazetari Flavio Qarri, i ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe foli mbi anën e panjohur të tij tek publiku. Gjatë bisedës, Qarri u ndal tek incidentet me kafenë dhe kurioziteti e pasioni për verën që e çoi tek një kurs 4-mujor mbi somelierinë. Ai kujton me batutë kohën gjatë leksioneve ku shpesh e pinte verën, përtej shijimit të saj duke u dehur e duke krijuar humor me miqtë e tij. Sa i përket udhëtimeve, Qarri thotë se nuk e pëlqen turizmin masiv e zgjedh vende jo shumë të frekuentuara, mes tyre kujton edhe aventurat në Labovë të Gjirokastrës.

I pyetur për dashurinë e tij për kafshët, Flavio thotë se në shtëpi ka një qen e një mace të cilëve u ka vënë emrat e fshtarave ku i ka gjetur, pasi nuk preferon të adoptojë kafshë nga ato që publikohen në rrjetet sociale. Duke u kthyer tek profesioni i tij si gazetar, Qarri shprehet se nuk është penduar për asnjë lajm që ka nxjerrë edhe pse çështjet shpesh kanë shkuar edhe në gjykatë si rasti me kolegun e tij, gazetarin Marin Mema.

Më tej, Qarri pyetet nga Lahe për jetën private, edhe pse ai dëshiron të mos japë shumë informacione, ndërsa moderatorja publikon emrin e partneres së tij, Hilda Gorica e cila është edhe një prezantuese shumë interesante. Në fund të intervistës, Qarri thotë se po e pjek në planet e tij një emision profesional mbi show bizz-in, por kësaj here i duhet të tregohet edhe më i kujdesshëm në varësi edhe të kohës e peshës së përvojës disavjeçare që bart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb