Ish-futbollisti dhe trajneri i Milan, Filipo Inzaghi, mund të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare që do të zëvendësojë De Biazin. FSHF është në bisedime të avancuara me “super-pipon” dhe në muajin korrik pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio i cili ka zbuluar prapaskenat e negociatave mes dy palëve duke bërë me dije se e vetmja pikë që për momentin e mban larg marrëveshjen është ajo e kushteve financiare. Nuk do të jetë e lehtë që të arrihet një akord në këtë pikë, por Federata Shqiptare e Futbollit po tenton me të gjitha mënyrat që ta bindë Inzagin.

Bëhet e ditur se kontrata me klubin aktual të Inzaghi-t, Venecian, nuk është problem të zgjidhjet. Kjo pasi presidenti i kësaj skuadre i ka premtuar italianit se në rast se një kombëtare do ishte e interesuar për shërbimet e tij, ai nuk do të bëhej pengesë.

Kujtojmë që Di Marzio njihet si një gazetarët më të mirë në fushën e tij ku pothuajse nuk gabon asnjëherë kur bëhet fjalë për transeferime lojtarësh apo trajnerësh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb