TIRANE- Gazetari Mentor Kika ka akuzuar sot për mitmarrje, mjeken e njohur Anika Dokle, e cila njihet për qëndrimet e saj me doza të forta kritike jo vetëm për çështjet sociale, por edhe ato politike.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Kika, duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në maternitetin ‘Koço Glozheni’, tregon një eksperiencë të të afërmit të tij, i cili sipas tij, i kishte dhënë 200 mijë lekë për operacionin e nënës së tij.

STATUSI I MENTOR KIKIA
Të paktën ju që fusni duart në xhepat e pacientëve, mos bëni moral.
Kam ndjekur këto dy ditë zemërimin e shumë njerëzve kundër mjekëve në maternitetin “Koço Glozheni” për shkak të vdekjes së një një gruaje shtatzënë. Mes atyre të zemëruarve ishte edhe një mjeke e këtij spitali, një grua rrebele dhe kritike agresive e qeverisë, Anika Dokle. E kam vlerësuar për kurajën për të thënë të vërtetën me zë të fortë, shpesh edhe pa edukatë, ashtu siç e meritojnë edhe njerëzit dhe koha në të cilën po jetojmë.

Por më lë një shije shumë të hidhur kur lexoj rebelimin e kësaj mjekeje. Pak ditë më parë një njeriu im i dha 200 mijë lekë (të vjetra) për një operacion të thjeshtë të nënës. Më pyeti mua për mend: Ti them për para apo jo? Jo- I thashë. Nuk mund të të marrë para ajo. Por meqë e ke merak, thuaja sa për procedurë. Dhe kjo mjekja e bëri procedurën, ia mori paratë edhe duke i numëruar.
Tani ne e dimë se të gjithë bëjnë kështu. Por të paktën ju që fusni duart në xhepat e atyre, që edhe vdesin aty, mos bëni moral.

DOKLE-KIKIAS: S’MË SHANTAZHON DOT
Fill pas statusit denoncues të gazetarit Kikia ka reaguar mjekja Anika Dokle. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Dokle i cilësoi akuzat, shpifje të bëra një njerëz pa identitet. Ndër të tjera mjekja shton se nuk shantazhohet nga të tilla gjëra, ndërsa shtoi se gjobëvënia nuk është zanat i saj. “Lincimin virtual nga njerez pa identitet e shperfill. “Baltes” me emer dhe mbiemer do t’i jap pergjigje atje ku duhet. Nuk shantazhohem aspak!! Gjobevenia nuk eshte zanati im!!” citohet në mesazhin e Dokles.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: