Gazetarja e njohur amerikane e CNN, Christiane Amanpour në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe, Le Canton27 ka folur për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi.

Për gazetarin Nefail Maliqi, Amanpour ka deklaruar se Kosova e meriton pavarësinë dhe nuk ka kthim pas.

Kosova është në rrugë të mbarë. Nuk ka kthim mbrapa. Ajo kurrë nuk ka qenë më mirë se sa sot. Ju si një popull liridashës, e meritoni pavarësinë, lirinë dhe demokracinë të jetoni si gjithë popujt e tjerë europianë, të jetoni bashkarisht me gjithë qytetarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë. Tani e tutje ju mbetet vetëm të punoni dhe ta ndërtoni vendin tuaj, shtetin më të ri në Europë, m.q.s keni diasporë të fuqishme këtu në Europë dhe Amerikë“, ka deklaruar Christiane Amanpour.

Nga Gjeneva ku mori pjesë në dhënien e Çmimit Ndërkombëtar të Karikaturave të Shtypit 2024, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ajo ka folur edhe për mediat të cilat po vazhdojnë të diskriminohen duke u kthyer në viktima të censurës, kërcënimeve, sulmeve mbi gazetarët politika dhe qeveritë diktatoriale.

Christiane Amanpour
Christiane Amanpour

“Mediat edhe në Ballkan, përfshirë këtu ato në Shqipëri e Kosovë duhet të jenë të lira, kur dihet se për një vend barometër e demokracisë së mirëfilltë janë liria e shprehjes. Këtë e uroj edhe për Shqipërinë dhe ccdo vend tjetër në Ballkan, që politika të mbajë duart larg mediave”, ka thënë Amanpour e konsideruar tashmë si “mbretëreshë” e gazetarisë dhe gazetarëve në botë.

Christiane Amanpour është një gazetare e njohur në arenën ndërkombëtare. Ish-bashkëshorte e Jame Rubin, një ndihmët i Presidentit Bill Clinton, pastaj zëdhënës i Sekretares Madeline Albright dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb