Gazetarja e News 24, Klodjana Haxhiaj ka postuar këtë mëngjes fotot e një shalqini të blerë në këtë qytet. Me të drejtë ajo flet për ferma e fermerë që mbjellin e rrisin vdekjen dhe për sigurinë alarmante të këtyre produkteve.

Siç shihet në foto, por edhe siç vetë gazetarja e komenton, shalqini është i fortë si gur në brendësi, me të çara e ngjyra të ndryshme, ndërsa tek bishti ka një shenjë të zezë.

Gazetarja që është edhe në pritje të ëmbël, më shumë se sa për vete ka menduar për foshnjën që po rrit dhe më të drejtë thotë se dikush në këtë vend duhet të mbajë përgjegjësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I PLOTË
Shalqini I pare i ketij sezoni qe hapa kete mengjes ?.
O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !
O fermer te zente haku i bebes time qe ushqej akoma ne bark o monster qe me shtive ne mallkime qe ne pike te mengjesit! Me radhe i zente qe nga fermeri, agronomi , ai i Aku-se, e deri tek me i madhi qe del e me thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njolle te zeze qe e zeza ju mbulofte syte mostra!
A ka kontroll ne kete vend, ne fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermeret mostra, e nga strukrurat bere palë me ta? Ai ligji qe te denohen me tre vjet burg ku eshte??

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: