Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me gazetaren e politikës, Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump. Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.

REPLIKAT
Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama:
Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….
Rama:
Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama:
Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet

Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama:
Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)
Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: