TIRANE

Prej shumë se katër orësh protestues të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë rezistojnë në sheshin para Kryeministrisë ndonëse policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës.
Në shenjë revolte protestuesit kanë sulmuar derën e Kryeministrisë, aty ku aktualisht ka 4 vatra zjarri.

Qytetarët para derës së kryeministrisë, por edhe policët janë ndjerë vazhdimisht keq, disa i shohim të ulur në tokë e të tjerë janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit.

Mes atyre që po reziston në shesh është edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në disa foto të shpërndara nga LSA-ja lideri i të djathtëve shfaqet me sy të kuq e të enjtur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb