Skënder Gega kërkon të lërë gjithçka të pastër nga largimi i tij. Si gjithnjë, ai tregohet diplomat dhe kërkon të marrë edhe njëherë përsipër arsyet e largimit të tij duke i cilësuar ato si “familjare”, ndonëse e vërteta pritet të dalë në shesh më vonë!

Letra e Gegës

Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trainer, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.
Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës.
Dua të falenderoj:
Klubin Partizani,
Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës.
Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin.
Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësin që më dhuruan.
Tifozët e mrekullueshem të Partizanit për mbështetjen.
Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.
Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trainer suksese !
Me shume respekt
Skënder Gega

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb