Një 43-vjeçar nga Nigeria që shtirej si një tifoz i Liverpool  që po kthehej nga finalja e UEFA Champions League, ka dështuar në tentativën e tij për të futur plot 1 kilogramë kokainë në Britaninë e Madhe.

Sipas tabloideve britanike, agjentët patën dyshime për Benjamin Nwaogwugwu në momentin që ai nisi të shfaqte shenja dhimbjeje të tmerrshme, pasi kishte gëlltitur “pluhurin e bardhë”.

Burri nigerian ishte rekrutuar nga bosët kolumbianë të drogës dhe kishte gëlltitur ngarkesë me 79 pako në një hotel në Amerikën e Jugut përpara se të fluturonte 5000 milje drejt Parisit dhe më pas t’i drejtohej shtëpisë së tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke u shtrirur si tifoz futbolli.

Ai u ndalua teksa mbërriti në aeroportin e Mançesterit dhe u dërgua në spital ku u deshën dy ditë për të kaluar të gjitha pakot nga zorrët e tij për analizë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ekspertët testuan 19 nga paketat për të gjetur në të gjitha kokainë me një pastërti deri në 89% me vlerën e ngarkesës deri në 80,000 £.

Nwaogwugwu, nga Longsight, Mançester, i cili ka një grua dhe fëmijë adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar më vonë pretendoi se ai kishte qenë nën presion për t’u bërë transportues droge nga gangsterët që premtuan se do të kujdeseshin për anëtarët e tjerë të familjes së tij në Nigeri.

Ai tha se i kishin thënë të gëlltiste 100 pako kokainë, por fizikisht nuk ishte në gjendje t’i gëlltiste të gjitha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: