Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit gënjeu se ka mbështetje nga BE për ‘Mini-Shengenin’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili teksa ka publikuar dy deklarata në kohë të ndryshme të bëra nga Rama, i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit. Ai pyet publikisht Ramën se pse po i ngul thikë pas shpine Kosovën dhe po bën gjithçka për ta izoluar.

REAGIMI I VASILIT
Ja se si genjeu Edi Rama per mbeshtetjen e BE per Minishengenin!
Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.
Ja si gënjente ne 30 dhjetor:
“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama
Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:
“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.
Pse gënjen Edi Rama?
Pse Edi Rama ja ngul thikën pas shpine Kosovës?
Pse Edi Rama bën gjithshka per izolimin e Kosovës?
Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb