George Clooney tregoi mbështetjen e tij për banorët e Francës juglindore të cilët nuk kishin ku të qëndronin pas përmbytjeve shkatërruese. Duke folur për Times, kryebashkiaku i Le Val zbuloi se aktori hollivudian kishte bërë një donacion prej 20,000 euro.

Jeremy Giuliano tha për Times se në fillim donacioni i George Clooney nuk u zbulua sepse aktori nuk donte që ai të bëhej publik. “Tani jemi në fazën e rindërtimit të qytetit dhe prandaj kam shtyrë ta them këtë që të prekurit të dinë se kush e ka bërë këtë donacion”, shtoi kryebashkiaku i Le Val.

Zona në fjalë në Francën juglindore u godit nga përmbytjet e shpejta në tetor 2021. Aktori dhuroi 20,000 euro për të strehuar banorët për gjashtë muaj, ndërsa ata riparonin shtëpitë e tyre.

Së fundmi, vlen të theksohet se vreshta e aktorit ndodhet pranë zonës. George Clooney dhe gruaja e tij Amal blenë pronën Domaine de Cannadel në rajonin Brignole në vitin 2021, vetëm disa muaj para përmbytjeve shkatërruese, për 6.2 milionë euro, sipas Tatler. Pasuria përfshin një shtëpi në fermë të shekullit të 18-të, ullishte, pishinë, fushë tenisi dhe një vresht prej 25 hektarësh. Është vetëm 30 minuta me makinë nga pasuria e famshme e Brad Pitt dhe pranë Chateau Margui të regjisorit dhe producentit George Lucas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb