SHBA

Aktori i famshëm i Hollivudit George Clooney mbush sot më 6 maj, 60 vjeç. Clooney ka lindur në Lexington në 1961. Ai u ‘refuzua’ në audicionin për filmin “Thelma dhe Louise”. Ridley Scott e thirri atë 5 herë, por në fund ai ia dha pjesën Brad Pitt.
Për ironi të fatit të dy kanë mbetur miq shumë të mirë që nga ajo kohë, dhe së bashku garantojnë sukses në film.

Në fund të viteve 1990 ai luajti në filma si “Batman & Robin” dhe filma siç janë ata të krijuar bashkë me Vëllezërit Cohen “Vëllai Ku je ti?”, 2000, me Terrence Malick dhe u bashkua në ekran me Michelle Pfeiffer dhe Nicole Kidman.

Në vitin 2013 ai njihet me avokaten Amal Alamuddin me të cilën u martua në vitin 2014. Çifti ka dy fëmijë binjakë të lindur në vitin 2017. Një çift që gjithmonë e ka bërë Hollyëood-in dhe jo vetëm të ëndërrojë.

Sharmi i George dhe Amal i ka bërë disa të hipotezojnë ngjitjen e tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke pasur parasysh angazhimin e tyre në frontin social dhe politik. Clooney ka përkrahur disa herë Hillary Clinton dhe kundër Donald Trump, Alamuddin është në fushë në emër të të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb