BRITANI E MADHE
Cristiano Ronaldo ka marrë një super dhuratë nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez për ditëlindje.
Më 5 shkurt, sulmuesi portugez ka mbushur 37 vjeç dhe me këtë rast dhurata e tij e ditëlindjes ka qenë një Cadillac Escalade me vlerë 180 mijë euro.
Georgina publikoi një video në Instagram, në të cilën e shfaqte momentin kur e ka befasuar portugezin me makinën e re.
“Gëzuar 37-vjetorin dashuria e jetës sime. Të dua pafundësisht. Babai dhe partneri më i mirë në botë që jeta mund të na e falte. Je përsosmëri dhe frumëzim”-shkruan Georgina në Instagram.