Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Mësohet se Mediu nuk është paraqitur në seancën e sotme të mbajtur për çështjen e Gërdecit. Në gjyq ishin prezentë vetëm avokatët e ish-ministrit. Kujtojmë se ish-ministri, Mediu akuzohet për shpërdorim detyre.

Gazetarja Koldiana Lala raporton për BalkanWeb, se seanca e radhës do të mbahet më 23 mars.

“Sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca paraprake për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shpërthimin në Gërdec. Seanca e radhës do të mbahet më 23 mars, tha Lala.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb