Tirana prej disa vitesh tashmë feston Ditën e Verës.

Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.

Aktivitetet pritet të zgjasin gjatë të gjithë ditës, ndërkohë që përfshijnë, koncerte, panaire dhe lojëra për fëmijë.

Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” gazetarja Ida Ismalaj ka sjellë urimet e qytetarëve dhe përshtypjet e tyre për organizimet e kësaj dite.

Qytetarët kanë ardhur nga të gjithë qytetet e Shqipërisë për të festuar në kryeqytet.

“Gëzuar festën! Një verë të mbarë”, kanë uruar qytetarët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: