Kreu i policisë së shtetit, Ilir Proda ka falënderuar strukturat e policisë së shtetit për mbarëvajtjen e fazës së parë të aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

“Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush.

Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla.

Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025”, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses.”, tha drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb