Pas 3 fitoresh radhazi në kampionat, kryesuesit e Gironas nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Betis. Në Estadio Benito Villamarín (Sevilla), mysafirët realizuan të parët, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Ishte Dovbyk që shndërroi në gol një penallti, në minutën e 39-të. Skuadra e Pellegrinit nuk u dorëzua deri në fund dhe u shpërblye me gol në të 88-tën me Pezellan.

Girona mbyll vitin me 45 pikë në krye, 3 pikë më shumë se Reali që ende nuk ka luajtur ndeshjen e vet. Betis është në vendin e shtatë. Ndeshja tjetër e La Liga ishte Cadiz-Sociedad, e mbyllur pa gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: