Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Liverpoolit, pavarësisht se kanë fituar titullin në Ligën Premier, Pep Guardiola, tashmë ka filluar të mendojë për tregun e transferimeve.

Spanjolli dëshiron ende përforcime pasi qëllimi i tij është triumfi në garën më të madhe për klube. Pep është fokusuar kryesisht në qendër mesfushorët dhe lojtarët me tipare sulmuese, ai tashmë ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarësh sipas The Sun.

I pari është mesfushori mbrojtës i Napolit, Jorginho, pastaj Julian Weigl i Borussia Dortmundit dhe Eder Militao i Sao Paulos.

Në sulm, Thomas Lemar i Monacos dhe Riyad Mahrez i Leicesterit janë dy kërkesat për krahët e sulmit. Ndërsa i riu i Bayern Leverkusenit, Leon Bailey, është gjithashtu në listë, për të zëvendësuar kohë pas kohe dyshen Sergio Aguero – Gabriel Jesus.

Man City ishte thjesht i pakonkurrencë në sezonin 2017/18 në Ligën Premier dhe në rast se përforcohet ende, me siguri kështu do të jetë edhe në sezonin e ri.

https://youtu.be/lADW_qCAyB8

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb