Qyteti i Rrëshenit nuk do të furnizohet me ujë gjatë natës për disa javë, për shkak të rënies së prurjeve nga burimi i Bargjanës. Vendimi është dhënë nga Njësia e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Mirditë, ku bëhet me dije se furnizimi me ujë ka filluar të ndërpritet që prej datës 31 gusht, me interval kohor nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Sipas institucionit të Ujësjellësit, kufizimi vjen si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe do të zbatohet për menaxhim më të mirë të rezervave, në mënyrë që furnizimi me ujë të mos ndërpritet gjatë ditës.
Qytetarët e Rrëshenit janë shprehur të indinjuar për këtë vendim, pasi shumë prej tyre nuk kanë depozita dhe furnizimi me ujë gjatë natës është e domosdoshme.

