Analisti Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një debat me deputetin Myslim Murrizi.

Gjekmarkaj u shpreh se Murrizi dikur ishte me Bashën, ndërsa sot e shan. Sipas Gjekmarkajt, kjo bën që Murrizi të bëjë figure të keqe në të djathtën shqiptare.

Murrizi nga ana e tij deklaroi se nuk pendohet që dikur ka mbështetur Lulzim Bashën, ndërsa shton se janë bërë një sërë gabimesh nga ai që PD është aty ku është sot. Murrizi shtoi se sërish mbetet i djathtë.

Skënder Minxhozi: Listat e mbyllura janë një sistem që e kanë ulur stekën e politikës aty ku nuk duhet. Duhet të ndryshojmë sistemin që të zhdukim politikën.

Agron Gjekmarkaj: Sistemi i mbyllur ka asgjësuar demokracinë dhe kjo mungesë demokracia reflektohet edhe në jetën demokratike të jetës. Nuk duhet që të pyetet vetëm kryetari i partisë. Me gjasë nuk do kemi ndryshim sistemi. Zonja Hajdari nuk besoj se sjell ndryshime. Nuk e di sesi mund të quhet opozitë një grup që duket sikur ka kryetar opozite. Murrizin nuk e njoh personalisht, por di që ka qenë i përndjekur, por duket se nuk mbështet më partinë e vet.

Myslim Murrizi: Unë kam kundërshtuar vijën e partisë së PD, kur ka qenë e gabuar.

Agron Gjekmarkaj: Ju ishit pro Bashës, ndërsa tani jeni kundër.

Myslim Murrizi: Normalisht, kur Basha vendos vija të kuqe për shumë gjëra.

Agron Gjekmarkaj: Shumë vonë e paskeni zbuluar se kanë probleme në PD. Këto zbulime si qenkan bërë kaq vonë? Ju tani kritikoni, ndërsa më herët nuk kritikonit. Keni vepruar sipas interesit tuaj.

Myslim Murrizi: Problemi është se Basha tha se do të ndryshojë sistemin. Krijoi Komisionin e Reformës dhe nuk e bëri. Basha vuri Kac Islamin në PD. Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, s’kam qenë e s’jam komunist. U bë deputet Shpëtim Idrizi, që ishte nga PDIU e nuk u bënë nga PD. Populli thotë ose vepro drejt ose gjykohesh.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb