Kandidati për deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kavajë. Ai thotë se kjo ngjarje është fytyra e vërtetë se me kë qeveri dhe me kë ka qeverisur Edi Rama prej 8 vitesh. Sipas tij, tmerri që po përjeton ditët e fundit e ka nxjerrë nga binarët.

“Ngjarja e Kavajës është fytyra e vërtetë se me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Edi Rama shqiptarët prej 8 vitesh.
Tmerri që po përjeton në ditët e fundit në krye të pushtetit absolut e ka nxjerrë nga binarët edhe më shumë, e ka shfazuar, e ka shpërfytyruar.
Shqiptarët më 25 prill votojnë ndëshkimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës, votojnë lirinë dhe kthimin e pushtetit shërbimit të vendit.
Votojnë të ardhmen e familjes dhe Shqipërisë. Do të jetë ditë e bukur, pranverë e bukur ??”, shkruan Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj Fb
Gjekmarkaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: