Nga: ZONJA KATERINA

1 gjel deti (5-6 kg), 50 gr gjalpë
Kripë, piper

Brumi i kulaçit: 1 kg miell, 2 vezë, 1 gotë kos, 2-3 lgj vaj
Një majë luge sode

Për përgatitjen e kulaçit, 1 qepë të thatë, 2-3 lgj vaj ulliri, 4-5 qepë të njoma, 100 gr arra, ½ tufëz spinaq, 1 tufëz nenexhik, Kripë, piper, arrë moskat

Fillimisht lyejmë gjelin e detit me gjalpë nga të gjitha anët dhe më pas e spërkasim mirë me kripë dhe piper. E vendosim gjelin e detit në një tavë me 1 gotë ujë, e mbulojmë me kapak (nëse nuk kemi tavë me kapak përdorim letër kuzhine dhe alumini) dhe e vendosim në furrën e parangrohur të piqet në temperaturë të lartë në fillim për 40 minuta dhe më pas në temperaturë 170-180 gradë për rreth 3 orë.

Ndërkohë përgatisim kulaçin. Përziejmë miellin me sodën e bukës dhe me pak kripë dhe shtojmë vezët, kosin dhe vajin. E punojmë brumin derisa përbërësit të lidhen dhe e lemë të pushojë për 15-20 minuta. Më pas e vendosim të piqet në temperaturën 180-200 gradë për 2-5 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën për përsheshin. Kaurdisim qepën e thatë, më pas shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin dhe vazhdojmë kaurdisjen. E spërkasim me pak arrë moskat dhe shtojmë lëng nga zierja e gjelit. E lemë për 5 minuta dhe në fund shtojmë nenexhikun.

Pasi gjeli të jetë pjekur e vendosim në një pjatancë të madhe duke kulluar lëngun e tij. Në një pjatancë tjetër vendosim kulaçin të prerë në kubikë të vegjël dhe hedhim lëngun e gjelit të ngrohtë dhe më pas shtojmë salcën e përgatitur dhe arrat e grira imët dhe e kemi gati për ta servirur.
(er.cu/Vila24/BalkanWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: