Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, në Devoll. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara është mbytur.
Mësohet se 82-vjeçarja kishte shfaqur prej kohësh probleme me sklerozën, ndërsa kishte kaluar edhe një periudhë të vështirë psikologjike pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj. E moshuara jetonte me djalin tjetër, i cili dyshohet se e ka gjetur në rezervuar pa shenja jete.
Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në rezervuarin e qytetit, është gjetur pa shenja jete shtetasja A. K., 82 vjeçe, banuese në Devoll.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është vetëmytur.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rasti
