Policia e Durrësit bën me dije se mbrëmjen e djeshme në breg të detit, zonën e Kavalishencës është gjetur  e pajetë 69-vjeçarja F.T. Dyshohet se 69-vjeçarja është mbytur në ujë. Sakaq grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi: “Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: