*Ndalohen 3 egjiptianë, asnjë gjurmë e kapitenit Malja

DURRES-10 ditë pas zhdukjes së anijes ‘Çelepia 2’ arrestohet në Aleksandri pengmarrësi egjiptian Adel Mohamed Salam. Egjiptiani Adel Mohamed Salam është arrestuar nga autoritetet egjiptiane për llogari të autoriteteve shqiptare. Dyshohet se egjiptiani është autori i pengmarjes së dy marinarëve shqiptarë Luan Mema dhe Dhimitër Malajn, ku ka komunikuar rregullisht me punëdhënësin e tij, Florian Çelepia.

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit shqiptar, nën akuzën e pengmarrjes së dy marinarëve shqiptar, për të cilët nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Në komunikimin e parë ai i ka kërkuar 70 mijë euro, pasi në rast të kundërt do të mbyste anijen së bashku me dy marinarët. Por, një ditë më pas, marinari egjiptian në një komunikim tjetër ka pohuar se anijen ua ka shitur për 100 mijë euro disa personave për të transportuar klandestinë.

Gjendet e sekuestrohet dhe anija Celepia 2
Po sot eshtë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet egjiptiane në Aleksandri anija e peshkimit ‘Çelepia 2’, e cila u mor peng bashkë me kapitenin Dhimitër Malja dhe marinarin shqiptar Luan Mema më 18 qershor nga marinari egjiptian Adel M.Salam. Ne mesdite u konfirmua se autoritete kane arrestuar egjiptianin, pengmarrës i anijes ‘Çelepia 2’ , A.M Salam. Në anije ndodheshin edhe 3 shtetas egjiptianë të tjerë por mungonin marinari Luan Mema, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të kapitenit Malja. Lajmi është konfirmuar nga djali i pronarit të anijes Florian Çelepia.

Arrestimi i Salam u bë nga autoritetet egjiptiane dhe Interpol Tirana. Salam u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri, ndërsa është sekuestruar anija “CELEPIA 2”.
Deri me tani asnjë prej shqiptarëve nuk ka kontaktuar me familjarët. Anija është gjetur nga autoritetet egjiptiane të cilat kanë shoqëruar 3 egjiptianët në polici.
Ata u moren në pyetje për të zbardhur ngjarjen, po keshtu dhe Adel M.Salam, i cili dje kishte dërguar mesazhin e fundit ku kërkonte 70 mijë euro pasi në të kundërt do të digjte anijen bashkë me 2 shqiptarët.
Tashmë pritet që policia shqiptare të zbardhe më tej këtë ngjarje dhe fatin e kapitenit Dhimitër Malja e marinarit Luan Mema.

Në kontakt me autoritet egjiptiane është dhe ambasdori ynë në Kairo, Eduard Sulo. Ndërkohë mësohet se pronarët e anijes kanë zhvilluar sot një takim edhe me zyrtarë të vendit tonë, të cilët kanë siguruar mbështetjen e tyre për zbardhjen e plotë të kësaj cështjeje.

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: