Pas verifikimeve të bëra bazuar në një telefonatë të mbërritur në emisionin ‘me Zemër të Hapur’, është bërë identifikimi i një 58-vjeçareje në komisariatin e Fierit.
Bëhet fjalë për shtetasen nga Lushnja, Manushaqe Salih, endacake.
Fillimisht u dyshua se shtetasja në komisariatin e Fierit, ishte Etleva Biçaku, e larguar para dy vitesh nga banesa, por pas verifikimit të familjarëve, ka rezultuar se nuk është ajo.
