VLORE – Një grua e moshës 60-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës.

Policia ka njoftuar se ajo u gjet gjatë drekës nga të afërmit.

Më datë 26.11.2017, rreth orës 14:25, Salla Operativë Vlorë është njoftuar se në Selenicë, është gjetur në banesë D.G, 60 vjeçe.

Nga hetimet e para dyshohet se shtetësja mund te këtë konsumuar medikamente të ndryshme.

Policia po vijon punën për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: