SARANDË

Një 58-vjeçar është gjendur pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë në Butrint, teksa dyshohet se ka mbetur i plagosur pas një incidenti. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se Selim Rakipi, 58 vjeç ka mbetur i plagosur pasi ka rrëshqitur gjatë punës në sektorin e midhjeve.

Menjëherë është transportuar në Urgjencën e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha 58-vjeçari ka pësuar politraumë, fraktura të rënda në kokë dhe hematoma.

Më pas për shkak të gjendjes së rënduar ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet. Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga mbërritja e të plagosurit, i cili ishte i pavetëdijshëm dhe i lidhur me një pompë oksigjenimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb