Një 86-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake trupit, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqeve natyrale.

“Më datë 05.06.2022 u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., 86 vjeç, banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk vërehen shënja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb