Mjeku Artan Simaku i ftuar në News24 foli për situatën gripale në Shqipëri.

Simaku tha se kjo situatë është normale për stinën, teksa ka shtuar se numri i infektimeve me grip, konsulta dhe shtrimet në spital kanë rënë.

‘Sapo ka filluar rënia e kurbës. Tani kemi parë  bashkë qarkullim të gripit dhe të Covidit. Kjo është një situatë normale për stinën. Numri i vizitave dhe shtimeve spitalore është ulur po ashtu. Edhe për disa javë do kemi qarkullim të gripit, pasi në fund të Marsit, fillim Prillit situate do përmirësohet. Për shkak të masave që u morën për Covid, nuk qarkulloi shumë gripi. Por nga tetori e deri më tani ka mbizotëruar qarkullimi i gripit. Rastet Covid janë të pakta. Ka një trend të qëndrueshëm dhe kemi më pak raste ditore. Ndërsa numri me rastet e gripit, në dhjetor janë rritur, ku piku ishte java kaluar dhe tani ka nisur rënia. Mos të ngatërrojmë pikun me epideminë. Jemi në një intensitet mesatar, që të quhet epidemi intensiteti duhet të jetë shumë i lartë, dikur te mbi 20 mijë raste. Ishim larg epidemisë. Nëse do kishte do ishim në një epidemi do të kishim marrë masa. Para pandemisë kemi kaluar në epidemi. Ka qarkulluar viruset e tipit A dhe B. Vaksinimi është mjeti parandalues për gripi dhe Covid. Grup traget për gripi janë të gjithë. Grupet me risk janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat mbi 65 vjeç, pasi mund të shoqërohen e sëmundje. Në ISHP- survejnaca e gripit ka funksionuar që në krijimin e saj. Por, konsolidimi i survejnacave ka nisur me fillimin e përhapjes së pandemisë. Është survejanca për Covid, grip dhe infeksione aspiratore. Rezultatet e testeve dalin brenda 24 orëve. Survejancat janë të përfshira në 12 qendra shëndetësore në gjithë Shqipërinë. Një pacienti të shtruar i merret monstra kështu ka funksionuar gjithmonë. Raportimi është elektronik. Standardi është brenda 24 orëve, por përgjigja mund të merret më shpejtë. Në lidhje me ushqimin duhet ë jenë të shumëllojshme të shoqëruara me lëngje dhe zarzavate. Për duhanpirësit janë më të rrezikuar. Është e rëndësishme që më shfaqjen e shenjave të para të kontaktojë më mjekun e familjes’, tha Simaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb