Bayern Munich, kampion i Gjermanise, ka zyrtarizuar te marten ardhjen e kilenit Arturo Vidal nga Juventus, per nje kontrate per 4 vjet, me nje vlere prej 35 milion euro, sipas mediave gjermane.
Kontratrata perfshin edhe nje vit suplementar si opsion, saktesoi klubi i Bayern gjate nje konference shtypi ku u prezantua lojtari i ri.
Fitues i Kupes Amerika para nje muaji, Vidal do te perforcoje repartin e mesfushes bavareze pas largimit te kampionit gjerman te botes, Bastian Schweinsteiger, ne Angli me Manchester United.
“Shpresoj qe me Bayern te arrij kete sezon gjithçka qe nuk munda te arrij sezonin e kaluar me Juventusin”, theksoi Vidal, duke iu referuar titullit te kampionit te Italise, Kupes se Italise dhe finales se Liges se Kampioneve te humbur nga Juventusi perballe Barcelones. Kileni rikthehet keshtu ne Bundesliga, ku ai ka luajtur me pare me Bayer Leverkusen per 4 sezone (2007-2011).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: