Në Gjermani ka ndodhur një gjest shumë i rrallë “Fair Play”. Monuz, lojtari i një prej ekipeve të kategorive të ulta, pasi ka deportuar në zonën kundërshtarë ka simuluar duke përfituar një penallti.

Menjëherë pas këtij vendimi, lojtarët e ekpit kundërshtar të shokuar vapruan në drejtim të arbitrit, por vendimi i tij ishte i pakthyeshëm. Mirëpo, Monuz i penduar u afrua pranë gjyqtarit duke i treguar të vërtetën. Më pas gjithçka u qartësua dhe penalltia u anullua nga arbitri.

Për këtë vendim, ai u falenderua menjëherë nga lojtarët kundërshtar. Ky është një nga rastet e rralla pasi pothuajse në të gjitha rastet e ngjashme asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: