GJERMANI- Diplomatë të lartë të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, janë mbledhur në Lubeck të Gjermanisë për dy ditë bisedime.
Mikpritësi i takimit, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se ministrat e Jashtëm të G7-ës do të diskutojnë për krizën në Ukrainë dhe programin bërthamor të Iranit.
G7-ta përfshin Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.
Grupi më parë ka përfshirë tetë anëtarë, edhe Rusinë, por është reduktuar pas aneksimit të Krimesë nga Moska në mars të vitit 2014.
(m.k/BalkanWeb)