U hap sot në Frankfurt për herë të parë një proces për krime lufte ndaj një gjermani që ka luftuar në radhët e xhihadistëve në Siri, ku fluksi i migrantëve ka mundësuar hapjen e procedurave për krime të kryera në Siri dhe Irak.

Aria Ladjedvardi, një gjerman 21 vjeç me origjinë iraniane, doli para dhomës për krime në gjykatën e apelit të Frankfurtit, ku do të gjykohet deri në 14 qershor për kryerjen e një krimi lufte.

Ai akuzohet për një foto që ka bërë bashkë me dy persona të tjerë përpara dy kokave të prera dhe të vendosura në ushta në Siri gjatë pranverës së vitit 2014, këtë foto ai e ka postuar edhe në rrjetin social “Facebook”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: