Kancelarja gjermane Angela Merkel ka planifikuar të vizitojë Afrikën e Jugut dhe Angolën nga data 5 deri në 8 shkurt, njoftoi sot qeveria e saj.

“Afrika e Jugut është partnerja më e rëndësishme ekonomike e Gjermanisë në Afrikë”, deklaroi zëdhënësi Steffen Seibert.

Ai shtoi se një qëllim kryesor i vizitës është forcimi i lidhjeve ekonomike dhe mbështetja e Afrikës së Jugut në reformat e saj të vazhdueshme ekonomike.

Në vizitën e saj Merkel do të shoqërohet nga një delegacion biznesi i niveleve të larta.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb