BERLIN- Martin Schulz, lideri i Partisë Socialdemokrate dhe rivali kryesor i kancelares, Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, tha sot se ai do të ishte më i mirë se Merkeli në marrëdhënie me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë një interviste për revistën informative gjermane “Der Spiegel”, Schulz tha se “në fund të ditës, Trumpi ka nevojë për deklarata të qarta”.
“Unë besoj se jam më i mirë se Merkel në lidhje me këtë”, tha Schulz.

Kandidati i SPD-së tha se “presidenti Trump përfaqëson një kërcënim për vendin e tij dhe për të gjithë botën”.

Schulz gjithashtu kritikoi “nepotizmin e pamëshirshëm të Trumpit duke vendosur veten dhe familjen e tij mbi ligjin”.

Merkel po kandidon për një mandat të katërt në detyrën e kancelares në zgjedhjet e 24 shtatorit, ku pritet që partia gjermane e krahut të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), të fitojë disa vende në parlamentin e Bundestagut për herë të parë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: